Analiza nga Ministria e Financave, Brisida Shehaj rradhit argumentat: Shpresoj sja keni bërë po njësoj analizën borxhit dhe investimeve

79

Brisida Shehaj, nenkryetare e LSI per Tiranen, ka reaguar pas deklarates se Ministrisë së Financave per Tatimin mbi të ardhurat personale.

Postimi i plote:

MINISTRIA E FINANCAVE DEKLARON SE:

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar 11.6 miliardë lekë ose 31.1% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019.Faktori kryesor në mosrealizimin e Tatimit mbi të Ardhurat Personale është reduktimi i numrit të të punësuarve nga ana e tatimpaguesve si pasojë e Covid 19. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 69.4 miliardë lekë, 487 milionë lekë ose 0.7% më pak se 9 mujori 2019.

Nuk e besoj dot kete lloj analize nga ministria e financave.E para nqs argumenti na ka ren TAP se eshte ulur nr i te punesuarve do ishte i sakte atehere dhe vlera e sigurimeve shoqerore do ishte proporcionale.Dhe nr e sakte te te papuneve e jep vlera 487 ml ( diku te 61000 vete).
E dyta fasha me e goditur nga covid 19 eshte ajo me pagen 0-30000, te cilet nuk paguajn TAP.
E treta dhe e sakta TAP ka renie nga vjet sepse harruat ate ligjin e faljes per dividentin. Se keshtu eshte kur beni planifikime sa me kalu rradhen. Kjo renie duhej te planifikohej qe ne fillim sepse nuk falet pak por 9 miliarde leke(90 ml usd).

Shpresoj sja keni bere po njesoj analizen borxhit dhe investimeve.