Analisti Ilir Demalia: Shteti i Edi Ramës i kapur nga krimi

490
Sigal

Analisti shqiptar Ilir Demalia ka folur për gjendjen politike në Shqipëri, klasën politike dhe rolin e saj për zvarritjen në konsolidimin e institucioneve dhe demokracisë në vend.

Demalia jeton në Boston dhe ishte i pranishëm në protestën e shqiptaro-amerikanëve para Shtëpisë së Bardhë të dielën.

Duke folur për VOA, Ilir Demaliaj është shprehur se të gjithë njerëzit e Rilindjes, Edi Rama, gruaja e tij, ministra dhe gazetarë qe e mbeshtesin, kanë punuar prej vitesh për Xhorxh Sorrosin.

Sipas tij, këto lidhje të mëhershme Sorrosi i ka përdorur, duke kapur shtetin shqiptar.

‘Sot, administrata, shteti shqiptar i Edi Ramës është i kapur nga krimi dhe prandaj sot qeveria kontrollohet nga krimi dhe oligarkët’, tha Demaliaj për Zërin e Amerikës.

‘Sot jemi para një gjendje në Shqipëri që janë kapur dhe nuk funksionojnë. Sot ka ngelur vetëm një institucion i pakapur, që është Presidenca. Edhe këtë Edi Rama sot kërkon që ta kapë dhe kjo është shumë e rrezikshme për Shqipërinë’, deklaroi Ilir Demaliaj për Zërin e Amerikës.

Intervista e plote e Ilir Demaliajt dhene per Zerin e Amerikes: