“Amerika ka folur qartë”, Vasili: I ka hequr përfundimisht vizën Edi Ramës

443
Sigal

Nga Petrit Vasili

Për SHBA-në Edi Rama përfaqëson mbështetësin e krimit të organizuar, frymëzuesin e korrupsionit të shfrenuar dhe shndërruesin e Shqipërisë në lavatriçen gjigante të pastrimit të parave.

Amerika ka folur qartë.

Amerika është një e vetme dhe ndodhet ne Raportin e DASH.

Raporti i DASH është rruga e vetme për veprim e opozitës për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina.

Raporti i DASH është themeli i objektivave të opozitës për të larguar vendin nga humnera.

Ja ç’thotë DASH për Edi Ramën dhe kriminalizimin e vendi:

“Në raport thuhet se “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”

Shyqyr qe Amerika është kaq e qarte dhe është ajo qe është dhe i ve emrin shkaktarit te vetëm te shkatërrimit te Shqipërisë dhe ky emër është Edi Rama.