Amendamenti i PE me 15 kushtet për Shqipërinë/ Xhixho: Sjellje e papërgjegjshme e qeverisë ndaj një procesi shumë të rëndësishëm…

283
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho në një intervistë shprehet se propozimi i fundit që opozita ka paraqitur ka qënë që përbërja e KQZ të drejtohet nga Kryetari i Kuvendit i cili hap thirrjen për këdo që dëshiron te bëhet pjesë e këtij institucioni sipas kritereve përkatese dhe me pas se bashku me nje komision “ad hoc” të balancuar 3 maxhornaca dhe 2 opozita do të vendosi mbi kandidatet përkatës. Gjithashtu Xhixho theksoi se është përgjegjësia e kryeministrit ti zgjidhi gjithë debatet që bëhen në Parlamentin monopartiak që e drejton vet , ne i qendrojme marrveshjes së 5 Qershorit të mbështetur dhe nga partneret tanë ndërkombëtar.

1-Parlamenti Evropian miratoi amendamentin per detyrimin qe ka vendi ne permbushjen e 15 kushteve te BE-se per nisjen e negociatave, ndersa qeveria pretendon se kushtet jane shume me pak. Cili eshte gjykimi juaj mbi ecurine e vendit drejt integrimit?

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian me 24 mars parashikonte detyrimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur 15 kushte duke filluar me hartimin dhe zbatimin e Reformes Zgjedhore, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, ndryshimi i ligjit të mediave në përputhje me rekomandimet e Komisionit Venecias, fillimi i procedurave kundër atyre që akuzohen për blerje votash, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit , vendim i Gjykatës Kushtetuese per legjitimitetin e zgjedhjeve te 30 Qershorit etj.

Në vend që Edi Rama të bënte një plan veprimi për përmbushjen e këtyre kushteve që do i hapnin rrugë mbledhjes së Konferencës së parë ndër qeveritare dhe fillimin zyrtarisht të hapjes se negociatave , qasja ishte për ti mohuar 15 kushtet dhe mos marr përgjegjësi për përmbushjen e tyre. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme ndaj nje procesi shumë të rëndesishem jo vetem te Integrimit Europian por mbi te gjitha per standartin Europian që ne duhet ti krijojmë qytetareve në vendin tonë që fillon me funksionimin e Shtetit të së drejtës dhe demokracise.

Ndaj dhe vendimarrja e pare në llojin e vet e Parlamentit Europian erdhi si pasojë e refuzimit te Kryeministrit për të përmbushur 15 kushtet e Integrimit kundër interesave kombëtare të vendit e duke treguar edhe një herë që procesi Integrimit Europian nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie.

2-Pas arritjes se dakordesise mes paleve ne Keshillin Politik, problematika e vetme tani po qendron te KQZ-ja, ku PS po i qendron vendimit per formulen e vjeter. Si e komentoni kete pjese?

Parimi nga është nisur opozita në gjithë propozimet për formimin e KQZ ka qënë që ajo të funksionoi si një institucion i pavarur profesional , e balancuar dhe jo i kapur nga asnjë maxhorance e sotme apo nesërme .

Kjo tashmë e parashikur në pikën 3 të marrveshjes së arritur me 5 Qershor. Propozimi i fundit që opozita ka paraqitur ka qënë që përberja e KQZ te drejtohet nga Kryetari i Kuvendit i cili hap thirrjen për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij institucioni sipas kritereve përkatese dhe më pas së bashku me nje Komision “ad hoc” të balancuar 3 maxhornaca dhe 2 opozita do të vendosi mbi kandidatet përkatës. Tani pritet mendimi i maxhorancës nëse do e pranoj ose jo këtë varjant pas refuzimit që i bëri varjantit të parë që procesin e përzgjedhjes së anëtareve të KQZ-s ta drejtonte zyra e Avokatit te Popullit.

E rëndesishme është që qasja jonë si opozitë është në funksion të përfundimit sa me parë te detajimit ligjor të marrveshjes së 5 Qershorit në mënyre që dhe kushti i parë i Integrimit të përmbushet sa me parë ku vlen të theksohet qe nga 15 kushtet ne si opozite vetem tek ky kusht mund të kontribuonim .

3-Cili eshte mendimi juaj mbi propozimin e opozites parlamentare te depozituar ne Kuvend ku kerkohet ndryshimi i sistemit si edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore?

Debatin për sistemin unë personalisht dhe LSI e ka bërë që në 2008 , kur u ndryshuan themelet e shtetit të së drejtës e pasojat e te cilit i vuajme sot.Tashmë kemi një vendim të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ku janë marr ca garanci , por që padyshim sfide do mbetet implementi i saj dhe shkëputja perfundimtare e vendit nga problematika e zgjedhjeve.

Eshtë përgjegjesia e kryeministrit ti zgjidhi gjithë debatet që bëhen në Parlamentin monopartiak që vet e drejton ne i qëndrojme marrveshjes se 5 Qershorit te mbështetur dhe nga partnerët tanë ndërkombetar. Ndërkohe jemi të bindur që ky Parlament ilegjitim nuk mund të shprehet për ndryshimin e sistemit, por duhet të jenë qyetetarët shqiptarë që nëpermjet referendumit të vendosin.