Ambasadorja Kim dhe ministrja e Arsimit Kushi, japin certifikatat studentëve shqiptarë: Kontribuoni në fuqizimin e Shqipërisë

200
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi,  u kanë dorëzuar studentëve përfitues të bursave “Fulbright” dhe “Humphrey”, certifikatat e përfundimit të studimeve,  duke i nxitur ata të zbatojnë ato që kanë mësuar, për fuqizimin e Shqipërisë. Ambasadorja Kim theksoi se ky vit, shënon 75- vjetorin e programit “Fulbright”, programi kryesor i shkëmbimit të Departamentit të Shtetit për arsimin dhe kulturën. Që prej vitit 2019, qeveria e Shqipërisë ka kontribuar me fonde për programin “Fulbright”, gjë e cila i ka mundësuar Ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur studimet master në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada e SHBA: Vend pune bosh në SPAK, aplikoni nëse doni të punoni kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar thirrjen e SPAK, (Prokuroria e Posaçme), për të punësuar punonjës në radhët e saj. Në një postim të djeshëm në Facebook, Ambasada amerikane në Tiranë thotë se, kjo është mundësia e kujtdo që do të japë kontributin e tij: “Doni të punoni për SPAK? Tani është mundësia juaj! SPAK ka shpallur hapjen e aplikimeve për pozicionin e Koordinatorit për Marrëdhënien me Median. Shihni kualifikimet e kërkuara. Aplikoni sot dhe bashkohuni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.”