Ambasadorja franceze Christina Vasak: Ambasadorët në Tiranë janë për të ndihmuar, në asnjë rast për të gjykuar

1151
Sigal

Teksa në Paris kremtohej Dita e Bastijës, festa kombëtare e Francës, që kujton mësymjen e kësaj fortese 14 korrikun e vitit 1789 gjatë revolucionit francez, ambasadorja franceze në Tiranë, Christina Vasak, gjatë një pritje të organizuar në Pallatin e Brigadave ka bërë disa deklarata mjaft të forta lidhur me aktualitetin politik në vend.

Ambasadorja Vasak ka shprehur kritika mbi sjelljen e kolegeve të saj në vend. ” Diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur dhe shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar, ose zëvendësuar autoritetet kompetente. Kjo gjë duhej thënë.: – u shpreh ndër të tjera ambasadorja franceze Vasak në fjalimin e saj. Sondazhet e pasqyrojnë fare qartë: besimi në të ardhmen e vendit, kur të vijë koha, në gjirin e Bashkimit Evropian është i ngulitur thellë tek çdo shqiptar.

Të ndërtosh një shtet ligjor të denjë për këtë emër, në çdo aspekt, pandëshkueshmëri as vetëkënaqësi, është një gjë për të cilën shqiptarët janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë në një mendje. Por a nuk po zbehet besimi tek institucionet? Ka shumë pyetje për popullatën në tërësi, përtej klasës politike. Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të imin. Kam vënë re që kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Shumë të rinj nga e gjithë Evropa lëvizin, por, ndryshe nga të tjerët, të rinjtë shqiptarë nuk duan të kthehen më në vendin e tyre. Kjo nuk është diçka e mirë.

Ambasadorja e Francës Vasak bëri me dije se në qershorin e 2020-s do të diskutohet nga BE kërkesa e Shqipërisë për hapjen e negociatave, duke e bërë të qartë se në tetor 2019 nuk do të ketë marrëveshje. Ambasadorja Vasak: Puna sapo ka filluar dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare, përndryshe takimi që është lënë në qershorin e vitit të ardhshëm do të humbet, ose, më keq, akoma,  do të të prishet.

Të jeni të sigurt, Franca do të qëndrojë pranë Shqipërisë, aleatit të saj në Aleancën Atlantike. Franca nuk është larguar kurrë nga rajoni, por ajo po e forcon praninë e saj në disa fusha. Kjo është arsyeja pse është i rëndësishëm fillimi i aktiviteteve të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) mbi bazën e një marrëveshjeje, e cila, të shpresojmë, do të nënshkruhet në shtator dhe do të mund të hyjë në fuqi sa më shpejt. Bëhet fjalë të punojmë në disa fusha, si barazia gjinore, planifikimi urban ose lufta kundër ndryshimeve klimatike, së bashku me partnerët tanë shqiptarë, si për shembull komunat, Tirana, Durrësi etj. Dhe me donatorë ndërkombëtare, dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të imin. Kam vënë re që kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Shumë të rinj nga e gjithë Evropa lëvizin, por, ndryshe nga të tjerët, të rinjtë shqiptarë nuk duan të kthehen më në vendin e tyre. Kjo nuk është diçka e mirë.