Ambasadoria Yuri Kim/ Takim me donatorët e M.Brendëshme dhe Kryedoganierin Gazheli. Tonelatat e heroinës trafikohen me ndihmën e shtetit

224
Sigal

Ambasadoria e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë së bashku me ambasadorin e BE-së Liugi Soreca në një takim me donatorët e Minstrisë së Brendshme, ku ka mbajtur edhe një fjalim për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.. “Sipas UNODC rreth 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Kjo tregon që trafikimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë. Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë.”, tha Yuri Kim në këtë takim.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, gjithashtu ditën djeshme  ka takuar drejtorin e përgjithshëm të doganave Gent Gazheli për të diskutuar mbi lëvizjen e ligjshme të mallrave dhe Diplomatja amerikane ka evidentuar se është vërejtur një trend i mirë i rritjes së importeve nga SHBA dhe eksporteve shqiptare me 33% deri më tani këtë vit.“Faleminderit Drejtorit të Doganës Gent Gazheli për diskutimin e javës së kaluar mbi Flamuri i Shteteve mbi bashkëpunimin SHBA Shqipëri për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave duke goditur korrupsionin dhe krimin. Është mirë të shihet se importet nga SHBA janë rritur 17% ndërsa eksportet Shqipëria janë rritur me 33% deri më tani këtë vit., Dogana ka mbledhur 1,5 miliardë dollarë – një rritje e madhe nga 1,1 miliardë dollarë në të gjithë vitin 2020. SHBA do të forcojë më tej mbështetjen për të nxitur biznesin midis SHBA dhe Shqipërisë“.