Ambasadori Lu: Personat që i tremben reformës janë kriminelë, si Arben Frroku e Emiliano Shullazi

508
Javën e kaluar ambasadori amerikan në Tiranë ishte më i ashpër se kurrë në një fjalim të veçantë kushtuar reformës në drejtësi, kur u shpreh se shumë zyrtarë të qeverisë i tremben kësaj reforme.
Sot u ndal tek autorë të krimeve të rënda që ecin lirisht në rrugë çdo ditë si: Arben Frroku, Emiljano Shullazi dhe Sokol Mjacaj. 
Donald Lu: Javën e shkuar pyeta kush i trembet më shumë kësaj reforme. Thashë se shumë zyrtarë të qeverisë dhe gjyqësorit i tremben asaj.
Personat e tjerë që duhet tia kenë frikën janë kriminelët, autorë të krimeve të rënda që ecin lirisht në rrugë çdo ditë. Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie por që në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi deri sa ishte në pritje të apelit në gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë Emiljano Shullazi që haptazi është akuzuar nga media për trafikim të vazhdueshëm të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar përpara drejtësisë. Dhe persona si Mjacaj I cili u dënua për vrasjen e një djali 13 vjeçar por që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burg dhe më pas vrau një çift çek. Këta janë personat që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie që funksionon.
Sipas Komisionit Europian për efikasitetin në drejtësi Shqipëria ka nivelin më të ulët të ndjekjes penale të Krimeve të rënda.
Donald Lu: “Populli shqiptar kërkon një sistem që largon nga rruga kriminelët autorët e krimeve të rënda dhe i fut ata në burg ku e kanë vendin”
Diplomati i lartë amerikan nënvizoi 4 qëllimet e reformës
Donald Lu: “Eksperët amerikanë dhe europianë kan punuar shumë për të hartuar një paketë reforme që do të rezultojë më shumë ndjekje penale të krimeve të rënda. Ekspertët ndërkombëtarë kanë pasur parasysh 4 qëllime
“1- Adresimi i korrupsionit dhe ndikimi politik
2- Të parandalojnë gjykatësit e prokurorët të mbrojnë gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe të paaftë
3- Të shmanget kapja politike nga cilado parti
4 -Të sigurohet që sistemi i ri është në përputhje me standardet ndërkombëtare
“Unë besoj se kjo refomë do të përmbushë këto 4 qëllime” 
Mos u trembni nga shefa të pafytyrë, mos përsërisni verbtazi çfarë ju thonë
Në vijimsi të konsultimeve publike me grupin e ekspertëve dhe prokurorëve ambasadori i SHBA-së Donald Lu inkurajoi ekspertët dhe prokurorët të angazhohen seriozisht dhe të mos tremben nga shefat e pafytyrë të cilët i kërkojnë të thonë atë që duhet ose më keq çfarë nuk duhet të thonë, si në komunizëm
Donald Lu: “Kam kuptuar se disa personave mund tu jetë thënë prej shefave të tyre se çfarë duhet të thonë ose më keq akoma, çfarë muk duhet të thonë. Nëse kjo është e vërtetë më kujton më shumë të shkuarën komuniste sesa të ardhmen demokratike.
Qëllimi i këtyre tryezave është të dëgjojmë nga publiku përfshi dhe bashkësinë e prokurorëve, për këto reforma. Ky është sistemi juaj i drejtësisë. Kini kurajon të flisni atë që mendoni ju dhe mos përsërisni verbtazi çfarëdogjëje që ju kanë thënë të thoni.
Mos u trembi nga këta të pafytyrë”
Shpresoj që si rezultat i reformës në drejtësi se Shqipëria të jetë një vend më e sigurtë. Më shumë kriminelë në burgje dhe më pak njerëz në gjëndje të manipulojnë gjykatësit e prokurorët
Sigal