Ambasadori i Zvicrës: Partitë të nxisin kulturë dialogu, optimist për zgjedhje të lira e të ndershme

464
Apelit për dialog që diplomatët e huaj në Tiranë i drejtojnë klasës politike, i është shtuar edhe zëri i ambasadorit zviceran në Shqipëri, Christoph Graf. Duke komentuar zhvillimet aktuale politike në vend, Graf është shprehur optimist se në Shqipëri do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por theksoi nevojën për kulturë dialogu mes palëve.
“Mendoj se në demokraci duhet respektuar vullnet i popullit, populli kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme jam optimist se zgjedhjet do të mbahen dhe të respektohen rregullat demokratike, duhet të ketë një kulturë dialogu”, tha Graf.
Duke e vlerësuar këtë situatë edhe në kontekstin rajonal, ambasadori u shpreh se Zvicra mbështet stabilitetin ne rajon, si një kusht edhe për zhvillimin ekonomik.
“Jemi këtu që të mbështesim një konferencë rajonale për çështjet makro-ekonomike që të kontribuojmë edhe për një mjedis të qëndrueshëm ekonomik. Zvicra është e interesuar për një Ballkan me prosperitet”, tha ai.
Deklarata e ambasadorit zviceran vjen pak ditë pas deklaratave nga ambasadori i SHBA dhe ambasadorja gjermane të cilët apeluan për pjesëmarrje të gjithë spektrit politik në zgjedhje, por shtuan se do t’i njohin edhe zgjedhjet pa opozitën.
Sigal