Ambasadori i SHBA në OSBE letër Bushatit: Miratoni ligje të sakta dhe të qarta kundër blerjes së votës

405
Sigal

Rekomandimet
e bëra nga OSBE për Shqipërinë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të vitit
2013 dhe ato vendore të vitit 2015, duhet të zbatohen para zgjedhjeve të ardhshme
parlamentare. Kështu është shprehur në një letër drejtuar ministrit të Jashtëm
të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ambasadori i SHBA në OSBE, Daniel B. Baer.

“Duke
pritur zgjedhjet e ardhshme që parashikohen në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara
u bëjnë thirrje liderëve politikë të vendit të dyfishojnë përpjekjet për të
shqyrtuar rekomandimet e bëra nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike
dhe të Drejtat e Njeriut (ODHIR), pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit
2013, si edhe ato vendore në vitin 2015. Ashtu siç arriti në përfundim ODHIR-i,
duhet bërë më shumë punë për të rritur besimin e publikut në procesin zgjedhor,
duke përfshirë garantimin e mosabuzimit të burimeve shtetërore për qëllime
fushate, duke rritur transparencën e financimeve të partive politike dhe
fushatave zgjedhore, dhe duke zbatuar ligje të sakta dhe të qarta kundër
blerjes së votës. Këto dhe rekomandime të tjera duhet të zbatohen para
zgjedhjeve parlamentare të ardhshme”, theksohet në letër.