Ambasadori i SHBA, Donald Lu takon Metën në Kryesinë e Kuvendit

361
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, është takuar pasditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit, me kryetarin Ilir Meta. Në takimin që zgjati plot 3 orë, prej orës 15:00 deri në 18:00, është diskutuar për reforën në drejtësi.
Pas përcjelljes së opinionit të Komisionit të Venecias, i cili po shqyrtohet nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë për t’u reflektuar te paketa ligjore, kanë vijuar edhe takimet në nivel të lartë.
Shkak për këtë takim mendohet të jetë “prishja e konsesusit” me PD, e cila nuk po i bashkohet tryezës së diskutimeve.
Takimit të Metës me ambasadorin Lu, i është bashkuar edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Me fillimin e vitit 2016, diskutimet në politikë janë fokusuar në procesin e realizimit të kësaj reforme, e cilësuar më e rëndësishmja në vend.
Sigal