Ambasadori i Mongolisë, Tseredorj Jambaldorj, i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

532
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Mongolisë, Sh.T.Z. Tseredorj Jambaldorj.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi se duhet punuar më shumë për identifikimin e fushave të bashkëpunimit.
Presidenti Meta nënvizoi nevojën e vijimit të dialogut politik midis dy vendeve në funksion edhe të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh me marrëveshje që krijojnë lehtësira për bashkëpunimin ekonomik dhe në fushën e drejtësisë.


Sigal