Ambasadori i BE-së: “Të nisë menjëherë Reforma Zgjedhore”

482
Sigal

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, bëri thirrje sot për një fillim sa më shpejtë të punës për Reformën Zgjedhore. Ambasadori tha se pret me padurim të nisë puna për një reformë të plotë e gjithëpërfshirëse, pasi sipas tij, nevojitet medoemos.

Në tryezën e rrumbullakët të organizuar bashkërisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, zyrtari i lartë deklaroi se kjo reformë duhet të nisë pa vonesa për të trajtuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme. “Dëshiroj të përshëndes krijimin e hershëm të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe pres me padurim ta shoh atë të nisë punën sa më shpejt. Nevojitet medoemos një reformë zgjedhore e plotë, gjithëpërfshirëse dhe, nënvizoj, pa vonesa, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme”, tha ambasadori Borchardt.