Ambasadori gjerman Zingraf/ Duhet të plotësoni edhe 15 kushtet e tjera. Nuk ka integrim të Shqipërisë, pa Gjykatë Kushtetuese.

246
Sigal

 

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf nga Shkodra ka deklaruar se Shqipëria ka bërë hapa përpara për bisedimet me Bashkimin Europian. Por, sipas ambasadorit, Shqipëria ka shumë punë për të bërë për sa i takon kushteve për të plotësuar. Zingraf në fjalën e tij për mediat ka deklaruar se kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive.  “Shqipëria ka bërë hapa përpara ka marrë ‘po’ për bisedimet për anëtarësimin në BE, kancelarja tha se dyert për  Shqipërinë janë të hapura, po punojmë intensivisht për këtë temë. Shqipëria ka shumë për të bërë. Janë kushte për t’u plotësuar. Këtë gjë nuk duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlinin, por për vete. Një nga kushtet, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe disa kushte te tjera. Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek Covid dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive.  Një  BE e fortë, një partner më i fortë për Shqipërinë”  – është shprehur ambasadori gjerman, Peter Zingraf .