Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf kujton ngjarjen e 2 korrikut: Mbi 3000 refugjatë udhëtuan për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona

162
Sigal

Ditën e sotme, Ambasade Gjermane në Tiranë ka njoftuar se Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf  më datën 2 korrik ka qenë i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Ylli Bodinakut nga Presidenti Ilir Meta.

“Ylli Bodinaku rrëzoi murin e ambasadës më 2 korrik 1990 me një kamion dhe 40 refugjatë mbi të, përfshirë djalin e tij 3 muajsh. Presidenti Meta e vlerësoi atë për guximin dhe vullnetin e tij të fortë për liri. Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona.”,- thuhet në njoftimin e plotë të Ambasadës Gjermane.

Njoftimi i plotë:

Më 2 korrik, me rastin e 31-vjetorit të fillimit të arratisjes së mijëra shqiptarëve/eve në ambasadën gjermane dhe ambasadat e tjera më 2 korrik 1990, Ambasadori Peter Zingraf ishte i ftuar në ceremoninë e dekorimit të z. Ylli Bodinaku nga Presidenti Ilir Meta.

Ylli Bodinaku rrëzoi murin e ambasadës më 2 korrik 1990 me një kamion dhe 40 refugjatë mbi të, përfshirë djalin e tij 3 muajsh. Presidenti Meta e vlerësoi atë për guximin dhe vullnetin e tij të fortë për liri. Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona.