Ambasadori Donald Lu takim “kokë më kokë” me Tahirin në Ministrinë e Brendshme​

1339
Sigal

Pas akuzave ne drejtim të kryeprokurorit Llalla, ambasadori amerikan Donald Lu është pritur nga ministri Sajmir Tahiri në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Dy zyrtarët po zhvillojnë një takim ‘kokë më kokë’.
Më herët ambasadori Donald Lu ishte edhe në kryeministri ku u takua me Ramën.
Ditën e sotme, Donald Lu sulmoi hapur prokurorin Adriatik Llalla se ka qenë kundër reformës në drejtësi. Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.
I ashpër ishte dhe reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me këto akuzat, duke i ka cilësuar aspak diplomatike sulmet e Donald Lu, si dhe të përsëritura. Sipas Llallës, ambasadori ka bërë shantazhe dhe presione ndaj këtij institucioni.