Ambasadori Donald Lu: Dështimi i reformës në drejtësi nuk është një opsion

476
Sigal


Ambasadori i SHBA Donald Lu zhvilloi një bashkëbisedim live në Facebook, ku iu përgjigj pyetjeve nga qytetarët në rrjetin social. “Komenti im për orët e gjyqtarëve ka bërë që ata ‘mos më pëlqejnë’”, tha ai. Ndërsa i pyetur për reformën në drejtësi, theksoi se ajo është me rëndësi për këtë vend “për të larguar gjyqtarët e korruptuar”. “Plani A dhe B për vettingun, respektimi i vendimit të Kushtetueses. Nëse ligji është në përputhje me Kushtetutën do zbatohet. Nëse Gjykata thotë se ligji ka probleme, do të rregullohen. Uroj që këto probleme të rregullohen sa më parë në Parlament. Dështimi i reformës në drejtësi nuk është një opsion”. Sa i takon situatës së drogës në vend dhe akuzave të opozitës për lidhje të pushtetit me narkotrafikantë, Lu tha: “DEA bashkëpunim me Shqipërinë për të kapur “peshqit e mëdhenj”. Po ndihmojmë ushtrinë shqiptare me trajnime këtu dhe në SHBA. Ushtrinë shqiptare po e ndihmojmë me pajisje por edhe me fonde. Ambasadori ka bërë edhe vlerësimin e ministrave të kabinetit qeverisës, ndërsa thotë se ka ministra që i vlerëson me notën 10, por edhe të tjerë që i vlerëson me zero. “Po bëhet një punë e mirë në disa sektorë. Disa ministra i vlerësoj me 10, disa me 0. Ata ministra që i vlerësoj me 0, nuk mund t’ua them”, ka deklaruar kreu i diplomacisë amerikane.