Ambasadori britanik Duncan Norman/ Marrëveshja për zgjedhjet të mbarojë sot, që Shqipëria të mos pengohet në rrugëtimin e saj në Europë

56

 

Ambasadori Britanik u jep ultimatum palëve: Nesër ta përfundoni punën

Deri më tani, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për disa çështje për Reformën Zgjedhore. Edhe dje palët politike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore nuk arritën dot të dakortësoheshin për të përmbyllur kodin e ri zgjedhor.  Pikat për të cilat kanë rënë dakord palët janë, periudha zgjedhore, financimi miks dhe kuotat gjinore. Çështjet të cilët ndajnë anëtarët e tryezës së reformës zgjedhore janë administrata zgjedhore, përdorimi i teknologjisë, kolegji zgjedhor dhe qeveria kujdestare. Përsa i përket propozimit amerikan për sistemin danez, proporcional me lista të hapura, është pro vetëm Rudina Hajdari. Ambasadori Britanik Duncan Norman ishte në takimin e mbrëmjes së djeshme me Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Pas dështimit të bisedimeve dhe mosarritjes së marrëveshjes, ambasadori britanik Norman tha se është bërë përparim i mirë në bisedimet e ditës së sotme, por kjo punë duhet përfunduar nesër (sot). Këshilli Politik u krijua që të mbarojë Reformën Zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë por mbetet ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin drejt BE por edhe që votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të mira herën e ardhshme, kështu që le ta mbarojmë punën”, tha Norman. Ndërsa sot do të mbahet një tjetër takim mes palëve për dy çështjet ku ende nuk ka dakordësi: Depolitizimi i administratës zgjedhore dhe votimi elektronik e identifikimi biometrik.