Ambasada nuk komenton votën e Tiranës

466
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë preferoi të mos komentonte votën e Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara lidhur me çështjen e Jeruzalemit. “Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë palestinez”, theksohet në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë.
Sigal