Ambasada italiane uron Presidentin Meta

341
Ambasada e Italisë në Tiranë uroi për detyrën e re në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ambasada shkruan: “Ambasada Italiane i uron punë të mbarë Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka nisur detyrën e Kryetarit të Shtetit!”.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u betua mbrëmjen e djeshme në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë.