Ambasada e SHBA reagon pas 45 ditësh/ ‘E kemi marrë propozimin e Metës’

355
Sigal

Ambasada amerikane konfirmon se e ka marrë platformën me 14 pika të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për integrimin.

E pyetur , selia diplomatike më e rëndësishme në Tiranë sqaron se është duke i shqyrtuar propozimet e Presidentit.

Po kur e ka marrë ambasada këtë dokument? Burimet thonë për Syri.tv se dokumenti iu është dërguar atyre që më 8 prill.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, deklaroi Meta sot.