Ambasada Amerikane uron Ditën e Verës

385
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar për shqiptarët Ditën e Verës, të cilën si asnjëherë më parë, do duhet ta festojnë në shtëpi, pa mundur të dalin për shkak të situatës që ka krijuar frika nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan:

“🇦🇱 │ Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura!”