Altin Goxhaj: Stop veglave të Kryeministrit në shoqërinë civile që kërkojnë të organizojnë një protestë te Ambasada Amerikane!

441
Sigal

Kam informacion të sigurt se Edi Rama dhe qeveritarë të tjerë, po përdorin “aktivistë të Shoqërisë Civile” për të organizuar një protestë antiamerikane pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë me qëllim “pastrimin disi” e fytyrës së tij nga turpi i shitjes së Shqipërisë në arenën globale për të marrë çmimin “Nobel” për Paqe në 2014! Edi Rama dhe qeveritarë të tjerë po përdorin veglat e tyre në Shoqërinë Civile për të shfajësuar atë si gjoja presion amerikan ndaj tij që ai të pastrohet nga akti i Tradhtisë së Lartë ndaj vendit të vet dhe kjo po menaxhohet në terren nga disa persona të njohur për ndjenjat e tyre antiamerikane!

Qytetarë shqiptarë! Distancohuni nga këta provokatorë dhe spiunë të pushtetit në Shoqërinë Civile!

Asnjë faj nuk na ka Departamenti i Shtetit! Lobe dhe segmente të caktuara të lidhura me paratë e shkatërrimit po luajnë një lojë të pisët me zyrtarët tanë të korruptuar për të fshehur krimin që po i bëhet 3 milionë shqiptarëve!

Qytetarë refuzoni të bëheni pjesë e çdo proteste pranë Ambasadës Amerikane! Është lojë e Kryeministrit për të justifikuar ardhjen e armëve kimike si detyrim dhe jo si vullnet i tij personal për pushtet dhe mbështetje personale!

Atje le të shkojnë militantët e dërguar të qeverisë, por jo ju!

Nëse shkoni, armët kimike do të vijnë, sepse Kryeministri do të justifikohet se e detyruan amerikanët!

Asnjë zyrtar i Departamentit të Shtetit nuk guxon të thotë se qeveria shqiptare është e detyruar!

           

Avokati Altin Goxhaj

Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve

Tiranë 11 nëntor 2013