Alo SPAK-istë, keni harru edhe disa të tjerë

151
Sigal

nga Flamur Vezaj 

SPAK-u paska kërku konfiskimin e pasurive të Ylli Ndroqit dhe pjesëtarëve të familjes së tij për shkak të denimit të dikurshëm për trafik droge! Po mirë, meqë për këtë personazh proceduat, pse nuk ndiqni të njëjtën praktikë apo standard edhe për Agron alias Geron Xhafa!?? Edhe ky ka qenë i dënuar për trafik droge dhe i akuzuar se vazhdonte aktivitetin e paligjshëm!

Edhe ky ka disa prona e pasuri bashkë me pjesëtaret e familjes se tij!! Po në këtë rast pse nuk vëlroni, kush ju ndalon?? Pse na krijoni dyshime se këto hetime pasurore janë selektive!??? Po për trafikantët e tjerë të drogës që janë bërë ndërtues të suksesshëm në Tiranë fal edhe lali Erit, çfarë po bëhet me pronat e tyre si psh për kompanitë e Pashk alias Antoni Gjini që ka bërë e po bën ndërtime me gjithë biznesmenët e pushtetshëm në Shqipëri! Po për ata trafikant droge që KM Rama i dha licenca për resorte turistike në jug, çfarë po bëhet!???

Po mirë trafikantëve se ndoshta i vjen radha kur të përplasen me ndonjë nga pushtetarët por për biznesmenet e lidhur me pushtetin që kanë detyrime te papaguara ndaj shtetit (taksat e tatimet) qe kapin shifren e milionave euro!?? Nuk po rendis shumë emra që të ju lodh por po përmend kompanitë e Besnik Sulajt e të afermeve të tij (meqë ra fjala edhe vëllai i këtij u arrestua për trafik droge)!

Si dhe të ish-biznesmenit të lidhur me pushtetin e para 8 viteve, Rezart Taçi! Këta që kane shfrytëzu pasurit shqiptare duke u pasuruar për vete por duke mos paguar detyrimet ndaj shtetit, kush do merret me këtë kategori biznesmenësh???