“Alo, Edi jam”/ Qytetari telefonon kompaninë: Na vuri trefazorin në kokë. Punonjësja: Është urdhër nga AKEP

579
Sigal

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me një rast ku një qytetar telefonon kompaninë me të cilën ka kontratën e shërbimit telefonik teksa ngre shqetësimin se në çdo thirrje dëgjon zërin e kryeministrit Edi Rama duke dhënë këshilla për koronavirusin.

Qytetari kërkon nga kompania që të heq menjëherë këtë audio nga numri i tij ndërsa punonjësja që i përgjigjet shprehet se është urdhër nga AKEP.PD shprehet ngre pyetjen se kush urdhëroi kompanitë celulare për mesazhin zanor të Edi Ramës

‘Aty zbulohet se mesazhi është shpërndarë në bazë të një urdhri të paligjshëm të AKEP. Biseda nis pas mesazhit zanor të Edi Ramës, min 1.13’, shkruhet në reagimin e PD-së, ndërsa publikon edhe pjesën e bisedës.

Reagimi i plotë:

Zbulohet kush urdhëroi kompanitë celulare për mesazhin zanor të Edi Ramës.

Pas mesazhit zanor të Edi Ramës, një shkelje flagrante e privatësisë, një qytetar ka telefonuar kujdesin ndaj klientit për t’i kërkuar ta heqë mesazhin. Aty zbulohet se mesazhi është shpërndarë në bazë të një urdhri të paligjshëm të AKEP. Biseda nis pas mesazhit zanor të Edi Ramës, min 1.13

Qytetari: Kam një problem shumë të madh, dua të më hiqet nga telefoni mesazhi që del Edi Rama për të larë duart e për të më përqafuar nga larg. E kam shumë problem. Ky është telefon pune dhe më pengon. Unë po e regjistroj këtë bisedë dhe do ta çoj në gjyq. Nuk e dua të më dalë më në telefon.

Kompania celulare: Kjo është vendosur me urdhër të AKEP. Nuk jemi ne, është urdhër nga AKEP.

Qytetari: Bëjeni problem. Siç jam unë i shqetësuar, ka mijëra të tjerë. E çmendi këtë popull, na vuri trefazorin në kokë.