Alibeaj: Antimafia italiane dhe e vërteta e drogës, që mohon Rama

418
Sigal

 Enkelejd Alibeaj, Kryetari i Departamentit për rendin dhe sigurinë në PD, ka folur sërish për përfshirjen e
strukturave shtetërore në kultvimin e kanabisit.

 

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj i është
referuar një programi të transmetuar në kanalin televiziv italian Rai3, ku
autoritetet e vendit fqinj shprehin shqetësimin për intensifikimin e sasive të
narkotikëve që vijnë nga Shqipëria.

 

“Prokurori i Antimafias, Cataldo Motta jep
alarmin për sasi të kanabisit të pakapura më parë. Në 1 javë janë kapur nga
policia italiane 3.8 tonë kanabis nga Shqipëria. Edi Rama e mohon, por Motta ka
deklaruar se autoritetet shqiptare nuk janë të gatshme të luftojnë drogën”, ka
deklaruar Alibeaj.

 

Ai ka theksuar se, programi i transmetuar nga
Rai3 tregon se funksionarët e shtetit marrin 40 euro për çdo bimë të kultivuar,
para që sipas tij do të përdoren nga kryeministri dhe qeveria e tij për të
blerë zgjedhjet e ardhshme.

 

“Ekonomia e drogës është e vetmja ekonomi që
funksionon, ku janë fokusuar të gjitha të ardhurat dhe asetet. Të gjithë e dinë
këtë. Duhet të bashkohemi e t’i tregojmë vendin Edi Ramës”, ka shtuar Alibeaj.