Ali Ahmeti: Fitore e madhe në zgjedhjet vendore në Maqedoni

472
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shpallur fitoren absolute të partisë së tij në zgjedhjet lokale në shumicën e komunave shqiptare, që nga Struga e deri në Likovë, informoi media vendase. “Jam këtu për të kumtuar fitoren e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, në Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë. Bashkëkombas shqiptarë dhe të gjithë ju qytetarë të Maqedonisë, me këtë rast dua të falënderoj të gjithë votuesit që shprehën vullnetin e tyre për këtë fitore të madhe të radhës të BDI-së”, ka thënë Ali Ahmeti. Sipas tij, “të gjitha komunat janë të gjithë qytetarëve, BDI do të ndihmojë edhe në ato komuna ku mund të ketë humbur”. “Uroj të gjithë fitimtarët, të gjithë qytetarët. Kjo fitore është për të gjithë qytetarët shqiptar, për gjithë ata të cilët kanë votuar, por edhe ato që nuk kanë votuar për ne, kryetarët e ardhshëm do të jenë kryetarë të të gjithë qytetarëve!”, tha Ahmeti. Gjithashtu, Teuta Arifi e BDI-së falënderoi qytetarët për besimin që i dhanë në fitoren e komunës së Tetovës.
Sigal