“Aleanca pro Putin në Ballkan”, Berisha: Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE-në me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit!

130
Sigal

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit për aleancën pro Putin në Ballkan.

Berisha shprehet se, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit.

Postimi i Berishës

Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit!

Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!