“Aleanca për teatrin”: Protestojmë për dinjitetin e qytetarëve

577
Sigal

Sot, protestës së opozitës i është bashkuar edhe Aleanca për Teatrin. Më herët Robert Budina bëri një thirrje në ‘Facebook’ ku kërkoi që të gjithë t’i bashkoheshin protestës, të gjithë të ishin në shesh.

Sot ata janë aty, me pankarta dhe thirrje pro kauzës së tyre. Neritan Liçaj, në një prononcim për mediat tha: “Protestojmë për të drejtat tona, si qytetarë, si artistë, ne jemi këtu për dinjitetin e qytetarëve”.