Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Revoltë popullore, nuk tërhiqemi

241
Sigal

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, thotë se bashkia e Tiranës përmes 5 efektivë u ka dërguar një letër ku u kërkon që të lirojnë godinën, që tashmë është pronë e bashkisë, pasi qeveria ia kaloi javën e kaluar. Robert Budina, një nga anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, shprehet se nuk do të tërhiqen dhe do të mbrojnë deri në fund Teatrin Kombëtar. Mbaje ai foli edhe për revoltë popullore.

“Këtu kanë qenë njerëzit tanë, që bëjnë dezhurnin e përhershëm, erdhën 5-6 policë të bashkisë, që sollën këtë akt konstatimi, që kërkon të lirohet prona e bashkisë që është në administrimin e bashkisë në vendimin e Këshillit të Ministrave. Në fund firma është e Elton Dervishit. Është e qartë si është bërë VKM. Presidenti do të dorëzojë një padi kundër VKM-së. Mund të jetë një provokim që të vijë policia për të na arrestuar. Tjetra është se mendojnë se mund ta marrin realisht këtë pronë. Ai po provokon një vëllavrasje. Do të organizohemi dhe do të bëjmë një protestë të madhe para bashkisë që ai të kuptojë forcën e numrave”.