Albina Dede dhe Nada Meçorapaj/ Ish-deputetet: Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin. Vendi nuk qeveriset me ushtri e polici në rrugë

1247
Sigal

Intervista/ Flet ish-deputetja e PD, Albina Deda: Edi Rama është i vetmi lider në botë pas Asadit që lëviz me ushtri e polici në rrugë

Presidenti duhet ta izolojë Ramën, të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e reja.

Albert Z. ZHOLI

Praktikisht vendi nuk është në normalitet. Institucioni i Presidentit dhe i Kryeministrit janë në “gjendje lufte”. Rama deklaron se zgjedhjet do zhvillohen në 30 qershor, ndërkohë që Meta i ka zhdekretuar këto zgjedhje vendore. Nga ana tjetër gazeta më e madhe në Evropë “Bild” vazhdon zbardhjen e përgjimeve për zgjedhjet e 2017 ku pretendohet për blerje masive votash nga PS. Rama deklaroi dje se do çojë në gjykatën gjermane gazetarin Piter Tiede, por nga ana tjetër edhe Tiede pret që kryeministri ta bëjë atë gjë. Pra në një situatë të tillë, për të dhënë një panoramë shkurt biseduam me ish-deputeten e PD, Albina Deda

Ditët e fundit ka shumë zhvillime në politikën shqiptare… Si do ta komentonit zhdekretimin e datës 30 qershor nga Presidenti Meta për zgjedhjet vendore?

-Dekretin e Presidentit si autoriteti më i lartë i shtetit e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Mendoj se ka bere gjene e duhur për te ndaluar marrëzinë e Edi Ramës. Por e mbyll intervistën time me këtë deklaratë të sinqerte:Ilir Meta si President është dhe Komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës. Ai duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë dhe të veprojë sepse situata ka agravuar rëndë nga çmenduria e Edi Ramës. Presidenti duhet ta izolojë Ramën, të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e reja.

-Rama, edhe pse pa kundërshtarë vazhdon fushatën madje me shoqërues  e policë ?

-Po përgjigjem si mjeke dhe jo politikisht. Edi Rama nuk vijon fushatën por fazën e fundit te skizofrenisë se tij e cila ka marre përmasa te rrezikshme agresive. Nëse agresiviteti i një pacienti te thjeshte me këto simptoma rrezikon disa kalimtare dijeni se Edi Rama po rrezikon mbarë kombin shqiptar. Ndaj duhet ndalur. Jemi te vonuar në këtë aksion ndaj me 21 qershor është dita e ngujimit te tij në çmendinë…ju siguroj.

– Kudo duket tension…Në këto situata a do zhvillohen normalisht zgjedhjet në 30 qershor pa opozitën dhe si do veproja opozita?

30 qershori i stampuar ne subkoshiencen e sëmurë te Edi Ramës nuk është asgjë veçse fiksacion mental që rëndom e shohim tek sëmurët mendorë të rrugës që këndojnë non stop një melodi… Harrojeni 30 qershorin! Kjo datë do ngelet në kujtesë si largimi i tumorit malinj, Edi Rama, nga trupi i pluralizmit e demokracisë.

– Përgjimet e “Bild”, a do ndikojnë në uljen e përkrahësve të PS në përgjithësi dhe a do ulnin numrin e votuesve të PS, nëse do kishim zgjedhje të rregullta?

Politikisht Edi Rama ka po aq probleme me PS sa dhe me opozitën. Por, më besoni, ai sot nuk urrehet thjesht politikisht. Është “non grata” njerëzisht te çdo shqiptar që nuk ha qullin e tij. Ato që proklamon media e huaj nuk janë të reja për asnjë shqiptar, por po ndërgjegjësojnë opinionin ndërkombëtar. Edi Rama është një kadavër i Sorosit dhe nuk shërben më tutje as për laboratorët studentore.

Në këto situata a është i rrezikuar Rama si kryetar partie ?

Nuk ka socialist dhe as shqiptar të pranojë perversitetin politik e human dhe as përçartjen psikike te këtij njeriu. Është turpi i socialistëve e i kombit. “Rama ik” është përkëdhelje. Ai kërkon ultimatum jo me ditë që të zhduket, por me orë në dorë… dhe kjo kohë po troket.

– A do të hapen negociatat në qershor dhe pse?

Me Edi Ramën po kalohet në izolim total si në diktaturën e Hoxhës e jo më të shpresohet për hapje negociatash. Me Edi Ramën, negociohet vetëm me “Camorren” e kurrë me Evropën.

-Mendoni se në këto situata Rama do dorëhiqet si kryeministër duke u bazuar në kërkesën a patolerueshme të opozitës?

Rama është i dorëhequr konstitucionalisht e moralisht. Tentativa e tij sot, sidomos pas dekretit te Kryetarit te Shtetit është “Grusht Shteti” që do ndëshkohet. Nuk janë socialistet që e shtyjnë në këtë aventurë. Është krimi i organizuar që e stimulon dhe nuk e lëshon. Nëse vijon këtë udhe çmendurie ai dhe rilindja do barazohen me bandat e kokainës në Kolumbi që përfaqësohen nga FARK.

Intervista/ Flet Nada Meçorapaj, ish-deputete e PD: Më 21 qershor ne rikthehemi me një protestë vendimtare mbarëshqiptare

Fushata e Ramës, ‘Fushata e kalit në lëmë’

 

Ndërsa opozita po përgatitet për protestën e radhës, Brukseli pritet ta shtyjë për në vjeshtë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Siç njoftohet Gjermania do të përdorë veton me arsyetimin se parlamentarët e saj nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u konsultuar me konkluzionet pozitive të Komisionit Evropian për dy vendet e Ballkanit. Dje, kryediplomati gjerman Michael Roth, duke folur para takimit në Luksemburg me homologët e tij evropianë, tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur detyrat, por për arsye kohe Gjermania do e marrë vendimin brenda tetorit. Ndërkaq Aleksandër Shalenberg, Ministri austriak për Evropën, tha se refuzimi i negociatave për dy vendet do të ishte një sinjal i keq për kredibilitetin e BE-së. Në këto situata Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Ja si shprehet ish-deputetja Nada Meçorapaj  për zhvillimet e fundit.

-Rama edhe pse pa kundërshtarë vazhdon fushatën, madje me shoqërues të shumtë si do ta quanit këtë fushatë?

Do ta quaja ’fushata e kalit në lëmë’. Kryeministri vazhdon të sillet rreth Shqipërisë dhe rreth vetes, duket sikur flet me veten dhe është bërë për t’i qarë hallin. Është fushata më e çuditshme e zgjedhjeve të zhvilluara në ndonjë vend.

 

Në këto situata a do zhvillohen normalisht zgjedhjet në 30 qershor pa opozitën dhe si do veproja opozita?

Varet çfarë kuptojmë me normalitet. Sipas meje, por edhe opozitës dhe gjithnjë e më shumë zërave të pavarur, kritikë, antiqeveritarë apo edhe përfaqësuesve të grupit parlamentar të CDU në Bundestagun gjerman, situata është anormale. Sipas Ramës, Ballës e balonave të tjera të Rilindjes, çdo gjë është mirë dhe Shqipëria po ‘e hedh vallen mu në gojë të ujkut’. Ne do të veprojmë siç edhe kemi vepruar: protesta të vazhdueshme dhe bllokim të çdo rruge që e lë Shqipërinë të bëhet gazi i botës duke shkuar nga zgjedhjet në votime, nga demokracia në monizëm. Nuk ka kthim pas nga rruga jonë, siç nuk mund të ketë kthim pas as nga rruga e Shqipërisë në demokraci dhe në mesin e familjes së vendeve demokratike, të lira dhe me zgjedhje të lira.

 

– Përgjimet e Bild, a do ndikojnë në uljen e përkrahësve të PS në përgjithësi dhe a do ulnin numrin e votuesve të PS, nëse do kishim zgjedhje të rregullta?

Përgjimet e BILD, së pari ulin reputacionin e Shqipërisë dhe për këtë më vjen keq. Në anglisht dhe gjermanisht, miliona lexuesit e gazetës gjermane kanë dëgjuar se cilët janë personazhet që e udhëheqin ‘vendin e shqiponjave’. Ne i kemi kundërshtarë politikë, por nuk do donim që ata të ishin të tillë. Ato ulin shanset e çeljes së negociatave, siç edhe e kanë bërë të qartë holandezët, gjermanët e me radhë. Askush nuk është gati ti hapë dyert një klike mafioze në Evropë.

Sa i takon uljes së votuesve të PS, kjo ka ndodhur ndërkohë. Të gjitha sondazhet serioze e nxjerrin opozitën mazhorancë. Frika e Ramës dhe ngulmimi i tij për të shkuar i vetëm në votime, tregon pikërisht këtë, ka ndryshuar raporti i forcave.

 

– Në këto situata a është i rrezikuar Rama si kryetar partie dhe a do dalin zëra kundër tij?

 Nuk më intereson shumë kjo. Më intereson Rama si kryeministër i Shqipërisë dhe dëmi që ai sjell në këtë funksion. Edhe pse PS është pasuri publike e vendit ata duhet të gjejnë vetë forcat për t’u ndarë nga Rilindja.

 

– A do të hapen negociatat në qershor dhe pse?

Askush nuk e beson më, as vetë Rama, që negociatat do të hapen. Arsyet janë në përgjimet e “Bild”, janë në vendimin  e parlamentit holandez për të kërkuar rikthim të vizave për shqiptarët, janë në raportet e shumta ndërkombëtare për korrupsion, trafiqet etj.

 

– Veprimet e opozitës me anë të protestave a mbështeten nga ndërkombëtarët aktualisht ?

 

Protestat nuk janë ndërprerë. Më datë 21 ne rikthehemi me një protestë vendimtare mbarëshqiptare për t’i dhënë paralajmërimin e fundit Ramës dhe pushtetit të vjedhur të tij. Qëndresa jonë vazhdon pavarësisht qëndrimeve ndërkombëtare.

 

-Mendoni se në këto situata Rama do dorëhiqet si kryeministër  dhe si do ta komentonit zhdekretimin e datës 30 qershor nga Presidenti Meta?

Rama përherë tërhiqet në minutën e fundit. Mostërheqja do të jetë më dëmtuese për të. Vendimi i Presidentit Meta i duhur në kohën dhe vendin e duhur. Presidenti po përpiqet të shmangë një konflikt civil të paparashikueshëm.