Albin Kurti: Do krijojë Grupin e Negocimit, duke përfshirë dhe opozitën e Kosovës

496
Sigal

Nga prononcimi i Albin Kurti në një Konferencë që u zhvillua dje këtu:
Albin Kurti, ka shprehur angazhimin e tij se me të marrë detyrën si Kryeministër i Kosovës do të krijojë Grupin e Negocimit, duke përfshirë dhe opozitën. Normalizimi i marrëdhënieve duhet të vijë nëpërmjet insitucioneve jo nëpërmejt liderëve është shprehur Kurti.I pyetur nëse Dialogu është prioritet për qeverisjen e tij, Kurti është përgjigjur se Prioritet janë punësimi dhe drejtësia dy gjëra për të cilat kishte premtuar në fushatën zgjedhore. Dialogu vjen pas këtyre. Ripajtimi do kohën e tij ka bërë të ditur Kurti ndërsa Marrëveshja me Serbinë do të ketë tre parime:
Nuk ka Marrëveshje pa Dialog
Nuk ka Dialog me Harta
Nuk ka Harta me Presidentë përreth.
Palmer ka ndërhyrë në këtë qëndrim duke i sugjeruar z. Kurti se duhet të dallohen parimet nga qëndrimet. Parimet janë të pandryshueshme ndërsa qëndrimet/pozicionimet po. Në këtë pikë ka sugjeruar që Kosova të përqëndrohet tek zhvillimi i qëndrimeve pasi kështu mund të arrihet një marrëveshje.Kurti ka theksuar që Dialogu i përket institucioneve jo liderëve.