Albana Vokshi: Rama nuk i kontrollon dot opozitën dhe mediat online

573
Sigal

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në Ora News tha se janë dy faktorët që kryeministri Rama nuk i kontrollon dot janë media online dhe opozita.

Sipas Vokshit miratimi i paketës antishpifje censuron mediat.

‘Ajo çka i ka mbetur Edi Ramës nga shtypi pa i kontrolluar janë mediat online. Pra dy janë faktorët që Edi Rama deri më sot nuk po mundet ti kontrollojë dot janë opozita dhe media online. Përsa i përket opozitës çdo kush që ngrihet dhe kritikon Edi Ramën kërcënohet me padi. Unë vetë jam paditur nga Edi Rama sepse kam kritikuar koncesionin me chek up-it. Ne kemi të burgosur politik. Ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar. Median tani ka vendosur që ta censurojë me anë të këtyre draft-ligjeve. ‘

Sipas Vokshit, miratimi i draftit është jo transparent, pasi ai ende nuk është gati.

‘Me miratimin krejt jo transparent dhe me mospublikimin e draftit  dhe unë e di pse nuk e publikon Rama draftin. Drafti nuk është mbaruar. Askush nuk e di, sepse drafti është i papërfunduar. E ka kërkuar dje nga ministria e Drejtësisë me urgjencë pa e konsultuar dhe vetëm e ka miratuar, prandaj nuk e publikon Rama. Draftin e ka ai në mendje dhe do ta nxjerrë siç e ka ai në mendje. Kjo është kambanë alarmi, ky është zyrtarizimi i diktaturës. Nëse nuk ke të drejtë fjalë dhe ke censurë media praktikisht ne jemi në diktaturë.’