Albana Vokshi: Numri i grave me kancerin e gjirit rritet, Rama-Beqaj bëjnë gati vjedhjen e radhës me koncesion

412
Gazeta Telegraf/ 

Sigal

Tetori, muaji ndërkombëtar i sensibilizimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ku shifrat zyrtare vënë alarmin…

 


Deklaratë e deputetes Albana Vokshi 

 


Nga premtimi për “shëndetësi falas”, pas tre
vitesh qeverisje të Ramës, ka mbetur vetëm dosja voluminoze e korrupsionit dhe
krimit në shëndetësi…ku një prej kapitujve është edhe Tetori – muaji
ndërkombëtar i sensibilizimit për luftën kundër kancerit të gjirit ku shifrat
zyrtare vënë alarmin…

Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë
së Shëndetësisë dhe ISHP, numri i rasteve të evidentuara me kancer gjiri është
rritur ndjeshëm. Dy vitet e fundit kulmojnë me numrin më të lartë të
diagonza​ve me tumor. E kjo, është e lidhur ngushtë më rritjen e varfërisë,
stresit, papunësisë, ndotjes.

Instituti i Shëndetit Publik raporton se në
2015 u diagnostikuan 16.106 burra, gra dhe fëmijë me tumor. 1192 pacientë më
shumë se një vit më parë. Por një statistikë e tillë nuk e ka shqetësuar aspak
koordininatorin e korrupsionit, i cili ka shkurtuar shtretërit në shërbimin
onkologjik, duke iu mohuar kimioterapinë dhe duke i torturuar për vdekje mijëra
pacientë. 
Raportohet që prevalenca e kancerit të gjirit
është më e larta ndër sëmundjet e tjera kanceroze me 23.6% të prekura. Çdo vit
evidentohen më shumë se 500 raste të reja dhe humbin jetën rreth 300 gra prej
kancerit të gjirit, por Qeveria po shëtit qyteteve me propagandën lëvizëse duke
shpërdoruar fondet për shëndetin.


Në Shërbimin e Onkologjisë në QSUT prej 4
muajsh nuk funksionon mamografia për ekzaminimin e kancerit të gjirit. Qindra
gra udhëtojnë nga rrethet për një vizitë të specializuar, por shumica detyrohet
të kthehet mbrapsht pa mundur të bëjnë asgjë për shëndetin e tyre.


Historitë e vizitave në njësitë e mamografive
të lëvizshme janë kthyer në përralla, pasi përgjigjja e analizave nuk vjen
kurrë. Tallje e paprecedent kjo e Ramës dhe Beqajt me gratë dhe vajzat
shqiptare të cilat në pritje të përgjigjes që nuk mbërrin kurrë mund edhe të
jenë përkeqësuar apo edhe mund të kenë humbur edhe jetën…

Në faqen zyrtare të Institutit të Shëndetit
Publik raportohet vetëm për numrin e ekzaminimeve të kryera nga njësitë e
lëvizshme dhe paraqiten fotografi plot ngjyra, por nuk jepet asnjë informacion
në lidhje me rastet e evidentuara, kuruara, shëruara në vit, me kancer gjiri.
Shkalla e sensibilizimit për kancerin e
gjirit në Shqipëri ka rënë pikiatë në 2 vitet e fundit. E kjo shtron përsëri
pyetjen: ku vajtën milionat e fondeve të qeverisë dhe donatorëve për
sensibilizimin për luftën kundër kancerit të gjirit? Në xhepat e kujt
përfunduan?
dërkohë që çdo ditë Ministri bën punën e
koncesionarit të check-up të Vilmës, duke i bërë asaj reklamë e fushatë
intensive, duke shantazhuar e larguar mjekë e drejtues për dështimin e check-up
për depistimin, trajtimin dhe kujdesin paliativ për gratë e prekura nga kanceri
i gjirit, rekordmeni i 3P-ve nuk u kujtua asnjëherë.

Epidemia e koncensioneve alla “check-up”
pritet të prekë edhe këtë shërbim. Çdo grua që ka bërë mamografinë është e
destinuar të presë dëshpërimisht mbase në rastet më fatkeqe edhe të humbë
jetën…derisa Beqaj të mbyllë pazarin e radhës për leximin e mamografive…Vjedhja
e radhës me sloganin “Paratë e Shëndetësisë për Partneritetin e
Partisë” po firmoset në zyrën e Beqajt për tu lancuar si “propaganda e
tetorit” kundër kancerit të gjirit.


Partia Demokratike denoncon këtë përpjekje
korruptive për të abuzuar me fondin e kujdesit shëndetësor dhe i bën thirrje
prokurorisë të nisë hetimet edhe për mashtrimin e mijëra grave që kanë kryer
ekzaminimet e gjirit, por nuk kanë marrë rezultatin e analizës prej një viti.

LDGSH dhe PD do vazhdojnë të jenë në terren
për të sensibilizojë gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë për vizitën e
përvitshme të mamografise dhe kontrollet mjekësore për zbulimin e hershëm të
kancerit të gjirit‎. Po sot një gjë është e qartë. Shëndeti i qytetarëve,
shëndeti i grave do të jetë më mirë pa Ilir Beqën e pa Edi Ramën.