Albana Vokshi: Nenet e projektligjit për mediat online, janë rakordouar me idetë që ka në kokë Edi Rama

389
Sigal

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është diskutuar paketa anti-shpifje e miratuar nga qeveria. Sipas, Vokshit, nenet e këtij projektligji reflektojnë idetë që ka në kokë kryeministri dhe se mund të çojë deri në mbylljen e portaleve.

“Nuk ka patur një proces konsultimi. Askush nuk di se çfarë është rekomanduar nga institucionet ndërkombëtare. Drafti kur është kërkuar në Këshillin e Ministrave ka qenë i papërfunduar. Është çuar me shpejtësi të madhe dhe kjo është arsyeja përse është mbajtur në sirtar derisa të rakordoheshin nenet ashtu siç i ka në mendje Edi Rama.

Më rezulton se në neni 24 pika 2, thuhet bllokohet aksesi në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronike mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale, përfshirë cënimin e sigurisë kombëtare. Në padinë që mua më ka bërë kryeministri, se kam bërë status për check up, kërkohet një gjobë prej 10 milionë lekësh, plus që unë duhet ta përgënjeshtroj statusin që kam bërë. Në rreshta, thuhet se statusi që unë kam bërë cënon sigurinë kombëtare.”.