Albana Vokshi: Forumi i Grave i EPP-së thirrje autoriteteve të BE të veprojnë ndaj arrestimit të grave në Shqipëri

537
Sigal

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), u ka bërë thirrje Institucioneve të BE-së: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra dhe vajza!

Forumi i Grave të PPE mbledhur në Tallin, Estoni, është tejet i shqetësuar rreth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës edhe ndaj fëmijëve që së bashku me familjet e tyre protestojnë në mënyrë paqësore për demokraci. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian të veprojnë!!

Në takimin e radhës së Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane që u mbajt në Tallin të Estonisë ngrita shqetësimin për përkeqësimin e statusit të grave në Shqipëri e veçanërisht dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit.

Ditët e fundit, Kryeministri Rama i demaskuar në media për manipulimin e rezultateve zgjedhore të 2016-2017, arrestoi gra politikane, mes tyre deputetja Dhurata Çupi dhe Kryetarja e FRPD Mat, Denisa Vata. Ndërsa në Shkodër,?Kryetarja e Bashkisë u rrethua nga forcat speciale, ndërkohë që në qeli mbahej i burgosur politik deputeti i Shkodrës Bardh Spahia. Kërkova mbështetjen e Forumit të Grave te PPE-së për të sensibilizuar të gjithë faktorin ndërkombëtar për rrëshqitjen e Shqipërisë në Diktaturë!

Fotografia e Albana Vokshi

Fotografia e Albana Vokshi