AKUZAT E PD/ “Ja ligji tjetër që shkeli Xhafaj për të mbrojtur vëllain. E ndihmoi Arta Marku”

533
Deputeti i Partisë Demokratike Enkeljed Alibeaj, bashkë me Gazment Bardhin nxorën sot të tjera prova siç i quajnë ata për shkeljen e ligjeve nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, me qëllim mbrojtjen dhe sigurimin e lirisë në Shqipëri, për vëllain e tij Agron Xhafaj të dënuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg.
Demokratët thanë sot se për të mbrojtur vëllain e tij minsitri Xhafaj i bekuar edhe nga kryeprokurorja Arta Marku kanë shkelur ligjin Antimafia.
“Pse është degdisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”? Si i falsifikoi Xhafaj dokumentet zyrtare për të siguruar që i vëllai t’i shpëtojë drejtësisë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë sesi e përdorë ai pozicionin e Ministrit të Brendshëm dhe të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Vetë Ministri italian i Drejtësisë vetëm 6 muaj më parë, kërkoi që vendimet e dënimit të dhëna në mungesë, duhet të ekzekutohen, dhe se Italia nuk jep garanci për rishikim të vendimit kur personit të dënuar i është garantuar e gjithë e drejta e mbrojtjes. Heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t’i bashkohet edhe Arta Marku. Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, janë përpara syve të çdo shqiptari.E vetmja që ka vendosur të mos i shohë është Arta Marku. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ajo është vendosur aty nga Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa veting, pikërisht për të garantuar mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama”,- tha Alibeaj.
Sigal