AKU e “futur” në thasët e miellit që importohet me etiketa “Për biskota” dhe përdoret për bukë, 5-fishohet sasia

467
Sigal

Natyrisht,
ata që kanë në dorë “llozin e portës” së kontrollit të importit dhe përdorimit
të miellit, sipas destinacionit të prodhimit të produkteve për të cilët është
importuar e certifikuar si standard! Ky skandal me miellin e biskotave që po
përdoret për bukë, nuk mbaron me kaq… Në vijim “Telegraf” do të publikojë
fakte nga pikat kufitare dhe “negociatorët” e AKU-së që bëjnë bisedat për
importin e sasive të këtij mielli që futet në Shqipëri.

 

Nuk
po ndalet krimi ushqimor, që bëhet lirshëm e masivisht me produktet që futen
nga importi. Se me çfarë cilësie, vlere ushqimore, higjiene, afati skadence dhe
etiketa janë këto produkte që AKU i lejon të kalojnë kufirin e të futen në
Shqipëri, këtë e pranoi në një media vetë Drejtori i Vlerësimit të Riskut në
AKU, “besniku” i drejtorit çam, të cilit i është besuar kjo ‘thelë” pushteti
prej “Rilindjes”, sipas pazarit të kolltukëve të pushtetit, të bërë me PDIU. Në
kufi vazhdon të futet shfrenueshëm miell i tillë dhe që me këtë etiketë e merr
vulën e AKU në PIK (Kufi), por që më pas etiketa i bëhet “miell për bukë”, me
të cilën prodhohet ajo buka që na vret përditë gradualisht, mbasi sipas
informacioneve që disponojmë, edhe mielli i biskotave është kancerogen. Mirëpo
ja që lejohet të futet në Shqipëri, mbasi AKU është “futur” në thasët e miellit
që importohet me etiketa “Për biskota” dhe përdoret për bukë, 5-fishohet sasia.
Skandalin e miellit që futet në Shqipëri për prodhim biskotash e provojnë
“letrat” e sasisë vjetore të miellit për biskota që futet në Shqipëri nga
importi dhe sasisë vjetore të këtij mielli, që përdoret faktikisht nga 4 linjat
që prodhojnë biskota në vendin tonë. Në Shqipëri futen nga importi 25 mijë tonë
miell vetëm për prodhim biskotash, i ndaluar të përdoret për prodhime të tjera
brumi. Këto 25 mijë tonë miell grek, serb-rus e maqedonas, me “letra” doganore
e analitike figurojnë vetëm për prodhim biskotash dhe me këtë “emërtesë e
certifikim cilësor” bëhen hyrje nga prodhuesit e biskotave, sikur janë
furnizuar me 25 mijë tonë miell. Sipas kapaciteteve teknologjike të linjave
prodhuese të biskotave dhe sipas evidencave e bilanceve vjetore të deklarimit
të prodhimit vjetor të tyre, rezulton se të 4 linjat e prodhimit të biskotave
që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, “hanë” së bashku afro 2 mijë ton miell në
vit! Po 23 mijë tonë miell me përmbajtje 9% proteinë i importuar me etiketë
“Për biskota”, ku shkon, ku përdoret, si lejohet të përdoret, kush e lejon?
Natyrisht, ata që kanë në dorë “llozin e portës” së kontrollit të importit dhe
përdorimit të miellit, sipas destinacionit të prodhimit të produkteve për të
cilët është importuar e certifikuar si standard! Ky skandal me miellin e
biskotave që po përdoret për bukë, nuk mbaron me kaq… Në vijim “Telegraf” do
të publikojë fakte nga pikat kufitare dhe “negociatorët” e AKU-së që bëjnë
bisedat për importin e sasive të këtij mielli që futet në Shqipëri.