Akti i tradhtisë së madhe, Berisha: Greqia e ka dorëzuar marrëveshjen e detit

655
Sigal

Ish- kryeministri Sali Berisha në pjesën e jashtme të parlamentit  ka zbuluar për gazetarët  detaje nga marrëveshja për detin me Greqinë.

Sipas deputetit demokrat ky është tregues i aktit të fundit të tradhtisë të bërë nga Rama dhe Bushati.

“Palën negociatore të Shqipërisë e udhëheqin dy persona njëri më i zi se tjetri, Skapi famoz dhe spiuni Mucollari i njohur se punon kundër Shqipërisë. Lexoni deklaratën e Kamenosit, i cili është një ministër antishqiptar, përfaqësues i partive të ekstremit, i cili dje informonte grekët se do zgjerojmë ujërat territorale në kurriz të Shqipërisë dhe për rrjedhojë edhe zona ekonomike, kjo është e vërteta e heshtjes kriminale,” tha Berisha.

“I ka dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen duke i thënë: Merreni se kjo për këtë nuk ka asnjë koment. Kjo është marrëveshja që kemi rënë dakord në Greqi e që ju s’mund ta komentoni. Në këtë marrëveshje pala greke i ka bërë të qartë palës shqiptare se nuk mund të shqipërojnë fjalën “Ekiti” dhe fjalën “koncesione”. “Ekiti” që është një nga kërkesat fundamentale të Gjykatës Kushtetuese është rrëzuar nga qeveria greke. Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim. I kanë bërë letra shefave të tyre për brutalitetin dhe imponimin që kërkon pala greke të bëjë. Në marrëveshjen e dorëzuar nga pala greke, ishulli Oton merr fuqi të plotë si për ujërat territoriale, ashtu edhe për zonën ekonomike,  për atë ishull bëhej e gjithë zhurma. Pala greke ka bërë të ditur se ky ishull ka fuqinë si ishulli i Korfuzit. I kanë bërë letra Ramës e Bushatit. Një i pafytyrë që quhet Skapi dhe agjenti Muçollari në hije, arrijnë të falsifikojnë edhe minutat e diskutimeve, të bindin për të firmosur gjërat që janë deklaruar aty. Ndërsa nga Rama anëtarët e delegacionit, marrin kërcënime për largime nga puna. Marrëveshja duhet të kalonte në Gjykatë Kushtetuese, por është bërë nga kryekushtetuesi që është kreu i trafikut të drogës, Edi Rama e Ditzi Bushati, që firmosin një tradhëti kombëtare. Aparaturat e blera për matje nuk janë vënë në punë se autoritetet greke kanë thënë: Nuk ka diskutim në një kohë që kur nga Presidenti i është dhënë leja për negociata, çakejtë bëjnë sikur negociojnë. Situatë më dramatike nuk ka ekzistuar ndonjëherë,” u shpreh ish-kryeministri.