AKSHI / Rrjedhja e të dhënave / Publikohen e-mailet e ministres Xhaçka që favorizoi bashkëshortin si investitor, në komunikime me vartësit

188

Publikohen e-mail-et e ministres që favorizoi bashkëshortin për tender si investitor strategjik

Sigal

Sulmit kibernetik të disa javëve më parë në institucionet shqiptare nuk i ka shpëtuar as Ministria e Punëve të Jashtme. Faqja ‘Homeland Justice’ e njohur ndryshe si ‘Drejtësia e Atdheut’, ka publikuar 578 dokumente të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat janë shkëmbim e-mailesh mes këtij institucioni dhe ambasadave shqiptare. Në këto dokumente gjithashtu janë edhe e-mailet që emigrantët shqiptarë u kanë nisur ambasadave tona të akredituara në shtetet e huaja, ku shumica janë kërkesë për pajisje me karta identiteti si dhe për prokura. Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat njoftojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ishte zgjedhja e qytetarëve në sondazhin që ata kryen për publikimet e radhës. Ndaj, prej pak minutash në faqen e tyre ka nisur ngarkimi i dhjetëra materialeve nga ambasadat e Shqipërisë në Athinë, Shkup dhe Moskë. Grupi i hakerave në fjalë është duke publikuar edhe materiale që janë fshirë nga inboxi i ambasadave. Xhaçka është e njohur për përfshirjen e saj në skandalet për shpërdorimin e detyrës. Ministrja lëvizte me helikopter për fushatën e saj elektorale në Dibër gjë që u mohua nga ajo edhe pse opozita e denoncoi me video mbërritjen e ministres me helikopter për të zhvilluar fushatën. Ndërsa i fundit është ai ku i mundësoi bashkëshortit të saj Artan Gaçit të përfitonte tendera si investitor strategjk edhe pse në shkelje të hapur të ligjit pasi është person në konflikt të hapur interesi.