Akademik Artan Fuga: Një shkop dhe hë… në Shkup!

344
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

T’çuditshëm jemi si popull! Nisemi për Bruksel e përfundojmë në Stamboll! Hip këtu të shoç Brukselin i thonë kësaj! Nisemi për Strazburg përfundojmë në Shkup! Një shkop dhe hë…, në Shkup! Duam të integrohemi në Bashkimin Evropian, përfundojmë në Bashkimin Ballkanik. 80 vërtitur kot në pyll, më mirë të kishim pranuar Federatën e Gjergj Dimitrovit që e akuzuan se i vuri flakën Reishtagut.

Nuk do të kishim bërë 80 vjet vërdallosje. U nisëm nga Durrësi në Bari tridhjetvjetë më parë, tani Durrësi direkt në Abu Dabi. Kujtoni se nuk kanë shpjegim?Na është prishur edhe google earth se na e tregon Shengenin në Çair. Se përse më krijohet perceptimi i një të dehuri që ikën nga e çojnë këmbët. Kështu më duket vetja si popull.Të mirë e ke këtë rakinë – o Lale!Bën xhiron e botës duke ndenjur në vend!