Akademik Artan Fuga: Kur ka qenë më i pavarur dhe i lirë shqiptari?

62
Sigal

Unë them se shumica e shqiptarëve kanë qenë të lirë më parë, në planin ekonomik, social, familjar, etj. Tani jetojnë nën sundim, dhunë, mjerim. Madje edhe ndoshta në disa drejtime edhe në planin politik, pra të të drejtave reale kanë qenë më të lirë. Pse mburren politikanët dhe ideologët gjysmë të arsimuar se gjoja kemi bërë progres?

Tani, apo dy shekuj më parë?

Unë them se shumica e shqiptarëve kanë qenë të lirë më parë, në planin ekonomik, social, familjar, etj.

Tani jetojnë nën sundim, dhunë, mjerim.

Madje edhe ndoshta në disa drejtime edhe në planin politik, pra të të drejtave reale kanë qenë më të lirë.

Pse mburren politikanët dhe ideologët gjysmë të arsimuar se gjoja kemi bërë progres?

Një pjesë e madhe e shqiptarëve dikur kishin nja dy a tre lopë minimumi, ca dele, ca dhi, një bahçe në mos një arë sado të vogël.

Ishte i pavarur njeriu.

Madje edhe me një lloj barazie në masë të gjerë. Pushteti i sulltanit ishte larg nuk i çante njeri kokën çdo natë në televizion duke bërë fushatë idiote me moderator, që bëjnë kot dhe as u bëhet vonë se çfarë thonë ata që kanë përballë. Mbush me rrena dhe budalliqe! Plot me egocentrizëm dhe me mburravecëri.

Atëhere për kryefamiljarin nuk kishte rreziqe si sot. Nuk kishte rrezik të mbetej pa punë. Nuk merrte pension sa për lëmoshë. Nuk lëpinte këmbët e ndonjë kryebashkiaku duke bërë cirk për të marrë leje për të rregulluar tavanin. Nuk i bënte servilizma ndonjë partie për të kap ndonjë post nëpunësi të vogël për korrupsion. Nuk jetonte në qytete të qelbur ku nënkryetari do të bëhet deputet duke u lavdëruar se do të bëhet me lekët që bashkia ndërtonte banesa sociale, sikur të ishte merita e tij. Nuk kishte lista të mbyllura apo të hapura. Kryetarë partie po ashtu nuk kishte që të hiqeshin si shefa bajraqesh. Madje nuk kishte frikë as nga inflancioni. Mos o Zot sikur të ketë një falimentim të sistemit financiar, miliona vetë ngelin pa bukë në qytete dhe vdesin nga uria.

Kishte pemë nuk kishte vazo lulesh, kishte bagëti nuk kishte kukulla ari me lesh, kishte ajër të pastër nuk kishte tym makinash, kishte diell nuk kishte kulla që zënë diellin.

Nuk ia vidhte kush taksat, nuk i bënte propaganda nga mëngjezi në darkë shteti apo politika, nuk kishte vjedhje, vrasje, drogë trafiqe.

Nuk kishte doganierë maskarenj, çështjet zgjidheshin fshatshe, nuk kishte nevojë për gjykata që për një çështje banale duhen dhjetë vjetë të zgjidhet.

Na mo lërini mo propagandën se kemi bërë progres. Ne jemi futur në ferr!