Në listën e gjatë të atyre që përbënin Komisionin e Hartimit të Kushtetutës së parë të Shqipërisë Pluraliste ishte dhe Profesor Anastas Angjeli. Krenar që ka kontributin e tij në ligjin themeltar të shtetit, Angjeli mendon se ai dokument ka dhënë prova që i ka rezistuar në pjesën më të madhe të tillë gjithë ndryshimeve që kanë ndodhur në 25 vite. “Fakti që afro 80 për qind e tij nuk është ndryshuar, që pjesa që lidhet me ekonominë, buxhetin e tij nuk janë ndryshuar, të bën të mendosh që i ka rezistuar kohës.” Kushtetua i është nënshtruar disa herë në 25 vite ndryshimeve pas kompromiseve politike. I pyetur nëse këto amendime e kanë përmirësuar apo kanë bërë të kundërtën, Angjeli tregohet diplomat në përgjigjen e tij. “Atë e provon koha.” Gjithsesi, fakti që ndryshimet bëhen nga politika dhe jo me referendum sipas Angjelit, ia lehtëson punën politikës duke ndërhyrë sa herë gjejnë dakordësi. “Do ishte më e vështirë me referendum.” Mungesën e ftesës në aktivitetet e Parlamentit për 25-vjetorin e Kushtetutës nuk e merr personale. “Do jetë gabim teknik, nuk besoj se ata mendojnë se Kushtetuta lind tani pas 25 vitesh.”