AK: Regjimi i Sali Berishës kërcënim për sigurinë kombëtare

467
Sigal

Aleanca Kuqezi ka mbërritur në qytetin e Delvinës ku midis qindra mbështetësve të AK u zhvillua takimi i parë themelues i lëvzijes më të madhe popullore patriotike kuqezi në këtë qytet. i pranishëm në këtë aktivitet kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu u ndal të disa çështje të akualitetit shqiptar, ku sigurisht dekreti i parë i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bujar Nishani për shkarkimin e Drejtorit të SHISH u prit më tonë protestuese nga qytetarët e Delvinës të pranishëm në këtë takim. “Regjimi i Sali Berishës është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare sepse ai tashmë ka marrë nën kontroll të gjithë institucionet të cilat ka ditur t’i transformojë në institucionet të dhunës, shantazhit dhe zhdukjes së qytetarëve”- deklaroi Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu. Më tej Spahiu deklaroi së me vendimin e fundit institucionet e rëndësisë së vecantë tashmë do të jenë të penetrueshme lehtësisht nga qarqet anti-shqiptare që fatkeqsisht janë shumë të afërt me kryeministrin e Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve. “Sali Berisha po përgatitet të mbajë më dhunë e shantazh pushtetin dhe ngjarja e fundit është shëmbëlltyra e Sali Berishës të vërtetë, ai do të përdorë cdo organ dhe strukturë për të qëndruar në pushtet ndaj vetëm bashkimi i shqiptarëvë rreth Aleancës KuqeZi është rruga e shpëtimit nga kthetrat e njëriut që po tregon se për 22 vjet nuk ka ndryshuar, është i njëti, vetëm më i sofistikuar dhe shumë herë më i rrëzikshëm së në vitin 1996. Është koha për përballje historike që kuqezinjtë të nxjerrin në pesion njëriun më konfliktual të historisë së Shqipërisë” deklaroi Spahiu. Lideri i kuqeiznjve i bëri apel faktorit ndërkombëtarë që të reagojë sa më parë ndaj vendimeve arbitrare të Sali Berishës i cili po përgatit vitin e “ferrit” për Shqipërinë dhe shqiptarët. Aleanca KuqeZi zhvilloi një seri takimesh pas atij të Delvinës. Ksamili, Borshi dhe Himara ishin ndalesat e rradhës së Aleancës KuqeZi e cila po strukturon degët e saj në cdo fshat dhe qytet të Shqipërisë.