Agron Shehaj: Kjo nuk është shaka! Pagesa direkte e rrogave nga qeveria detyrim njerëzor

379
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ngre alarmin sa i takon situatën në të cilën po kalon kalon edhe vendi ynë, ku shumë aktivitete janë bllokuar për shkak të koronavirusit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehaj thekson se nëse qeveria nuk paguan urgjent pagat e qytetarëve, të cilët qëndrojnë të izoluar në shtëpi, vendi rrezikon kaos.

Sipas tij, gjendja e rrezikut nga koronavirusi dhe e paralizës ekonomike do të zgjasë të paktën dy muaj dhe me gjasë, më shumë.

MESAZHI I SHEHAJT
Pagesa direkte e rrogave nga qeveria, të paktën në masën 70% për të gjithë ata që kanë ndërprerë punën për shkak të krizës, është detyrim njerëzor por edhe garanci për sigurinë kombëtare.
Gjendja e rrezikut nga koronavirusi dhe paralizës ekonomike do të zgjasë të paktën dy muaj dhe me gjasë, më shumë. Çdo ditë që kalon e rëndon më shumë gjendjen ekonomike dhe psikologjike të njerëzve.
Qeveria nuk mund t’i gënjejë dot njerëzit duke bërë sikur ju jep mbështetje. Nëse ajo nuk reagon menjëherë duke e bërë fakt pagesën minimale për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë periudhë, ajo do të ndeshet me kaos dhe reagime problematike. Kjo nuk është shaka! Kjo është emergjencë njerëzore që mund të kthehet në emergjencë të sigurisë.
Qeveria duhet gjithashtu të mbështesë direkt me garanci apo hua të githa bizneset kritike për zinxhrin e furnizmit të popullatës me ushqime, ilaçe dhe mallra bazike. Është momenti për një plan emergjence kombëtare. Situata precipton më shpejt se sa ngathtësia e qeverisë. Duhet reagim tani:
1-pagesë rrogash
2-hua e menjëhershme për bizneset strategjike!