Agron Duka, kryetari i PAA: Ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë nga 20 në 6%, do të ketë pasoja katastrofike

316
Sigal

 Qeveria ka vendosur të ndryshojë normë e kompensimit të fermerëve në 6 % nga 20 % që është sot. Kryetari i PAA Agron Duke i drejtohet ministres së re të Financave Anila Denaj, duke i theksuar se kjo masë e qeverisë do të jetë katastrofë për fermerët. Agron Duka: Në përmbushje të angazhimit tonë kundrejt grumbulluesve të fruta-perimeve, eksportuesve, tregtarëve me shumicë, agro-përpunues dhe grupeve të interesit të dëmtuara nga ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore, po ju njohim me kërkesat e formuluara gjatë takimit të 25 janarit të drejtuara ndaj Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Sikurse kemi paralajmëruar, ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%, do të ketë pasoja katastrofike për këtë sektor, prandaj kërkohet një reagim i shpejtë dhe efikas nga institucionet shtetërore.