Agron Duka: Eleminimi i çdo tensionimi partiak – duhet të jetë detyrimi ynë më i madh ndaj shqiptarëve

55
Sigal

Ditën e sotme, Kryetari i PAA-së, Agron Duka ka dhënë një dekleratë për shtyp pas ngjarjeve të ndodhura mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku tha se eleminimi i çdo tensioni partiak duhet të jetë detyrimi ynë më i madh ndaj shqiptarëve.

“Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese.”,- shprehet Duka në deklaratën e tij.

Deklara e plotë e Agron Dukës: 

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese.

Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet.

Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm  mundësi konkurimi dhe jo konflikti.