Agim Xhafka ironizon rilindjen dhe propagandën e saj për Shqipërinë turistike/ Turizmi ka të ardhme. Shiheni e qeshni

425
Sigal

Gazetari i njohur, Agim Xhafka, ka ironizuar rilindjen dhe propagandën e saj për Shqipërinë turistike. Ai ka ndarë në rrjetin social një foto, ku shihet se si është katandisur ura në Orikum, e cila lidh qytetin me plazhin.

Xhafka shkruan se vjet ura kishte 10 dërrasa, por sivjet i kanë mbetur vetëm 7 të tilla.

Ja postimi i plotë i Xhafkës:

Lungomare e Orikumit. Vjet dyshemeja e urës kishte dhjetë dërrasa. Sivjet ka shtatë dhe siç po duket pas ca muajsh do mbetet veç me një. Turistët që do dynden me miliona këtë verë në këtë pjesë do kërcejnë pupthi si kangurët që t’i hapin rrugë njéri tjetrit. Edhe rruga është gjysmë. Do zoti nuk vidhiset fare se ushtria jonë heroike e Natos këtej shkon e këtej vjen nga Pashalimani.

Turizmi ka të ardhme. Shiheni e qeshni. Ose dhe qani po deshët…