Agim Nesho: Protestë proevropiane , manifest kundër një armiku të evropianizimit në Shqipëri

148
Sigal

Protesta e 6 dhjetorit organizuar nga opozita shqiptarë, në Tiranë, kur mbahet dhe Samiti i BE-së, për diplomatin dhe nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Agim Nesho, cilësohet si një protestë proevropiane e ligjshme. Përmes një komunikimi me “MCN live”, Nesho vlerëson se ajo më shumë mëtohet të jetë një manifest kundër një armiku të evropianizimit në Shqipëri, siç është Edi Rama dhe qeveria e tij. Protesta është një protestë e ligjshme dhe legjitime, për shkaqet që ky regjim ka çuar Shqipërinë deri në këtë pikë. Ne mendojmë që proevropiane do të jetë një manifestim në përkrahje të Evropës, përkundër një armiku të evropianizimit në Shqipëri, që është pikërisht qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Të cilët deri tani kanë dëshmuar me politikat e tyre se kanë dashur ta largojnë më tepër perspektivën evropiane të vendit. Është pikërisht arroganca e pushtetit, korrupsioni skizofrenik në ndonjë ditë që nuk ofron asnjë ditë, që i ka detyruar qytetarët të bashkohen në një protestë paqësore proevropiane dhe për t’i bërë të ditur se boll është boll dhe se nuk mund të përkrahen regjime të tilla autokratike, kleptokratike të cilat abuzojnë më pasurinë e popullit në një të ardhme të përbashkët me vendet e BE ku vlerat dhe principet janë të ndryshme. Për diplomatin Nesho, protesta është edhe një mesazh për t’i thënë “ndal” politikës së jashtme të qeverisë Rama, veçmas për faktin se Shqipëria nuk po distancohet nga iniciativa e Ballkanit të Hapur, e cila nuk përkrahet nga PE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të jetë një protestë paqësore dhe të japin mesazhin e dukur. Ne mendojmë që ky mesazh tashmë është dhënë në qendrat kryesore vendimmarrëse të Evropës, ata do të shikojnë se vërtete ata që do të protestojnë janë Evropa e vërtetë. E dyta, mënyra se si do shihet sjellja e opozitës për respektimin e rendit, mendoj se është e kaluar, për arsye se vet Rama kërkon të mbulojë diçka që është shumë e rëndësishme, që prish atë unitetin e Ballkanit perëndimor, është deklarata dje e presidentit serb Vuçiç, që tha që asnjëri nga ne nuk do të marrë pjesë në Shqipëri. Ndërkohë dje me presidentin gjerman u tha se Ballkani i Hapur është një iniciativë me integritet, etj, dhe llafe të cilat gjithmonë e më tepër tregojnë se Shqipëria nuk po distancohet nga kjo iniciativë, e cila është bërë një realitet, që nuk përkrahet si nga PE ashtu edhe nga vendet e Ballkanit perëndimor. Prandaj them se protesta do të jetë një manifestim proevropian por edhe për t’i thënë ndal politikës së jashtme të kësaj qeverie, e cila jo vetëm po anashkalon interesin kombëtar kur vjen puna në një bashkëveprim me Serbinë kundër respektimin të drejtave dhe opinioneve që ka Kosova për zgjidhjen e çështjes së saj, por edhe për perspektivën perëndimore, që duhet të ketë Shqipëria. Ajo deklaratë e djeshme e Vuçiç është një shantazh që Ballkani i Hapur, protagonistët e saj i bëjnë Evropës së Bashkuar, për ta lodhur atë, për të humbur momentin politik avantazhues, që duhet të ketë Ballkani në këto momente të krizës.