Agim Nesho: Politika e Jashtme e Rilindjes, një dështim

59

Çështja e detit në gjykatën ndërkombëtare, Shqipëria e Greqia arrijnë dakordësinë

Takimi i djeshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ku temat kryesore ishin “ligji i luftës” dhe çështja e detit, u shoqërua me debate e interpretime të shumta. Duke komentuar takimin e deklaratat që prodhoi nga të dy palët, diplomati i mirënjohur Agim Nesho theksoi se mes dy vendeve ka një marrëveshje të sforcuar. Nesho theksoi se politika e Edi Ramës ka treguar dështim, duke shtuar se kjo qeveri nuk ka konsistencë për çështjen e detit. Agim Nesho nënvizoi se politika e gabuar e Edi Ramës tregoi dështim. “Ministri grek është i mirëpritur, duke qenë se Greqia është një vend aleat strategjik i Shqipërisë. Vendi ynë ka marrëdhënie strategjike si me Greqinë, por edhe me Italinë, duke qenë se kemi interesa integrimi, por edhe se në këta shtete jetojnë shumë shqiptarë. Pati nota dakordësie mes dy palëve. Kryeministri përdori retorikë ma culpa. Vizita ishte e vonuar. Marrëveshja duket e sforcuar. Rama dikur çoi në Kushtetuese çështjen e detit, kurse sot thotë se patriotët janë bezdisës. Duhet të kenë guxim pas 8 viteve e të thonë se kanë dështuar të kenë atë që i takon Shqipërisë. Ka dështuar politika e jashtme, nuk ka qenë konsistente. Patriotizmi duhet përkrahur. Ministri i Jashtëm sfidoi Ramën, duke i përmendur konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë. Duhet të shikojmë një qeveri që mbron të drejtat e shqiptarëve deri në fund. Kur ka vizita të vullnetit të mirë, nuk jam pro protestave. Por në këtë rast, mirëkuptoj protestën e PDIU-së. Ata janë të zhgënjyer, sepse janë viktimë e propagandës së PS-së. PDIU është partia me zhgënjime të mëdha,. Nuk ka profesionalizëm në politikë të jashtme. Politika e jashtme tregoi dështim të plotë. Ishim ne që provokuam Greqinë. Politika e gabuar e Ramës tregoi dështim”, – u shpreh  ish ambasadori AgimNesho. Më tej, duke folur për zgjedhjet në SHBA, diplomati Nesho vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova kanë interes të mbajnë marrëdhënie të mira me Uashingtonin, pasi është aleati strategjik i dy vendeve tona. “Ne si Shqipëri dhe Kosova kemi pasur dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira me SHBA-të, për shkak se është aleati ynë më i madh strategjik. Për ne nuk ka rëndësi shumë se kush fiton zgjedhjet, ajo që na intereson është të mbajmë raporte të mira me Uashingtonin. Kam shkruar një libër në kohë pandemie, për zhvillime politike ndërkombëtare. Kosova duhet të jetë e kujdesshme në bisedimet me Serbinë, që të mos humbë atë që i takon”, – tha diplomati Agim Nesho.